Incidentet ndaj shqiptareve të Maqedonisë mbeten shqetësuese për përfaqësuesit shqiptarë të këtij shteti dhe jo vetëm.

Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi e cila po qëndron në Prishtinë tha se çdo incident ndëretnik nuk duhet të minimizohet dhe të nënçmohet.

Znj. Arifi theksoi se,  BDI-ja ka treguar angazhimin që këto incidente të mos keqpërdoren ndërkohë ka folur edhe për përkrahjen e dy shteteve shqiptare lidhur me këtë cështje.

“Qeveria e Kosovës dhe ajo shqiptare kanë bërë reagime gjithmonë tejet korrekte duke njohur realitetin rajonal dhe duke e njohur faktin shumë të rëndësishëm që shqiptarët në Maqedoni janë faktorë i rëndësishëm që di të bartë përgjegjësi për vete dhe për qytetarët në përgjithësi. Dëshiroj të vlerësoj gjithë reagimin dhe rolin konstruktiv që kanë treguar qeveritë në të dy krahët, nëse mund të them ashtu, dhe linjën apo inspirimin euroatlantik që kanë dhënë dhe seriozitetin që janë qasur dhe vazhdojnë t’i qasen cilado qoftë situate”, tha Teuta Arifi, Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane në Maqedoni.

Ndërkohë Ministrja e Integrimeve të Kosovës, Vlora Çitaku theksoi se, interesi i Kosovës është ruajtja e stabilitetit në Maqedoni, por jo që ai të bëhet mbi shtypjen e shqiptarëve.

 “Ne jetojmë në epokën e ndërmarrësisë, ku zhvillimet kanë reflektime automatikisht në shtetin tjetër. Është interes i Kosovës ruajtja e stabilitetit në Maqedoni, por ky stabilitet nuk duhet të kalojë përmes shtypjes së shqiptarëve, por përmes implementimit të pikë përpikshëm të marrëveshjes së Ohrit, e cila përmban në vete vlerat dhe bazamentet e një marrëveshje evropiane”, tha Vlora Citaku, Ministre e Integrimeve.

Zëvendëskryeministrja Arifi e cila po qëndron për vizitë në Kosovë ajo ka zhvilluar takime të ndryshme me përfaqësuesit institucional.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA