Interpoli i Zvicrës ka ekstraduar në Serbi një ish-luftëtar të UÇK-së, i
akuzuar nga drejtësia serbe si anëtar i Grupit të Gjilanit, përgjegjës
për vrasje ndaj popullsisë serbe.

Lajmin e bën të ditur “REL”, sipas të cilës Shemsi Nuhiu mbërriti mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin e Beogradit, ku u mor nën kujdes nga agjentët e policisë serbe.

Nuhiu është gjykuar në mungesë nga drejtësia serbe për vrasjen e mbi 150 banorëve serbë dhe popullsisë joshqiptare në Gjilan.

Ish-luftëtari i UÇK-së u arrestua një vit më parë në Zvicër në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, ndërsa vendimi për ekstradimin e tij në këtë vend hyri në fuqi më 7 mars.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç mirëpriti ekstradimin duke vlerësuar se me ardhjen e Nuhiut në Beograd drejtësia do të vihet në vend.

Autoritetet kosovare i kërkuan shtetit zviceran që të mos e realizonte ekstradimin, por për shkak të mungesës së saj në Interpol, Kosova e ka të pamundur shfuqizimin e fletëarresteve të Serbisë, të cilat ajo i konsideron si politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA