Qeveria e Kosovës do t’u mundësojë qytetarëve serbë të Kosovës që të votojnë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Në mungesë të përfaqësisë diplomatike, duket se institucionet që do të merret me këtë punë janë  Komisioni Europian apo OSBE-ja.

Kryeministri Thaçi zhvilloi paraditen e së mërkurës, një takim me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ambasadorë të tjerë. Pas këtij takimi, i cili ishte i mbyllur për mediat, Ministria e Integrimit, Vlora Citaku tha se qeveria është e gatshme të respektojë të drejtën kushtetuese të dyshtetësisë për serbët dhe kjo mbështetet plotësisht nga BE-ja.

“Ky është një parim europian që ne do të respektojmë. Por, ato zgjedhje nuk do të organizohen në asnjë mënyrë nga ana e autoriteteve serbe. Në mungesë të një ambasade nga ana e Republikës së Serbisë, ne do të pranonim, si një institucion me besueshmërinë e duhur, përfaqësitë ndërkombëtare, si OSBE apo Komisionit Europian. Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë votimet në zgjedhjet parlamentare të Serbisë për të gjithë ata shtetas që mbajnë dyshtetësinë, por në asnjë mëntrë nuk do të pranohet që kjo të bëhet nga Beogradi. Kjo vlen për veriun dhe për të gjithë territorin e Kosovës”.

Nga ana tjetër, zyra e përfaqësuesit të Bashkimit Europian në Prishtinë, Samuel Zhbogar nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e “Top Channel” për këtë çështje. Sidoqoftë BE-ja në parim është deklaruar kundër organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë në Republikën e Kosovës.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA