“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë Flamurtari arriti një sukses përcaktues në Shkodër, përballë Vllaznisë vendase, duke prerë kështu biletën midis gjysmëfinalisteve të Kupës së Shqipërisë.
Një gol i vetëm i Pero Pejiç i mjaftoi vlonjatëve për të bërë diferencën, në të 63’. Nëse vendasit do të kishin fituar, ekipi i drejtuar nga Shkëlqim Muça rrezikonte eliminimin.
Në ndeshjet e tjera, është konfirmuar edhe kalimi për Skëndërbeut dhe Kastriotin, ndërsa Tirana, fituese e Kupës në fuqi, vinte në ndeshjet e fundit si e kualifikuar që më parë.
Korçarët, kampionë të Shqipërisë, bënë detyrën duke mposhtur rivalët e Laçit në fushën e Peqinit, ku bardhekuqtë luajnë ndeshjet, për shkak të pezullimit të fushës së tyre.
Bylisi nuk u vendos asnjëherë në vështirësi përballë një Kamze të eliminuar që më parë, duke fituar 5-1 në Ballsh, por fitorja nuk i shërbeu, pasi Kastrioti mundi Tiranën (2-1), duke siguruar vendin në katërshe.
Fituesi i Kupës së Shqipërisë, fiton të drejtën që të marrë pjesë automatikisht në raundin e dytë paraeliminator të Europa League. Për hërë të parë në historinë e Kupës, ajo është zhvilluar me një format me grupe deri në çerekfinale. Të “mbijetuarit” do të përballen kokë më kokë në gjysmëfinale, në ndeshje vajtje-ardhje, përpara se fituesi të përcaktohet në një finale të vetme.
Top Channel