Mesfushori Ilikay Gundogan i dha fitoren Borussia Dortmundit në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Greuther Furth në minutën e fundit të kohës shtesë të takimit.
Greuther Furth, kryesuesja e kategorisë së dytë të kampionatit gjerman, e vuri shumë në vështirësi kampionin në fuqi të Bundesligës me një mbrojtje shumë të mirë.
Verdhezinjtë patën tre raste të mira me Kagawa dhe Grosskreutz, por portieri Max Grun reagoi me pritje të shkëlqyera.
Në momentin që Greuther Furth po përgatitej për goditjet e 11-metërshave pas 120 minutash lojë të përfunduara 0-0, Borussia arrin të zhbllokojë rezultatin. Gundogan mposht me fat portierin e dytë të skuadrës vendase që kishte hyrë në lojë pikërisht për pritjet e gjuajtjeve nga pika e bardhë.
Top Channel