Del Piero vendos një rekord të ri

21/03/2012 12:10

Alessandro Del Piero ka shkruar një tjetër faqe të historisë së Juventusit duke arritur të thyejë rekordin e fundit që i kishte mbetur pa thyer me fanellën bardhezi.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër me 48610 minuta të luajtura është juventini me më shumë minuta të luajtura në të gjithë historinë. Del Piero ka kaluar në këtë renditje legjendarin Gaetano Scirea, i cili ka luajtur 48559 minuta në karrierë me Juven.

63 minutat që sulmuesi 37-vjeçar luajti të martën në mbrëmje ndaj Milanit në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ishin thelbësore jo vetëm për statistikat. Kupa është tashmë skena ku kapiteni mund të gjejë një vend si titullar në formacionin e Contes dhe Del Piero tregon se ende nuk e ka humbur lidhjen e tij me golin duke hapur serine e golave të takimit që përfundoi 2-2 (pas kohës shtesë).

Në Romë Juventus do të luajë finalen ndaj fitueses së çiftit Napoli-Siena dhe për Del Pieron ajo mbrëmje do të jetë ndeshja e fundit e madhe e karrierës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA