Khalid Boulahrouz kërkon me patjetër një transferim tek Milan. Mbrojtësi i Stuttgart ka mësuar që klubi kuqezi është i interesuar për të dhe po kërkon që drejtuesit e klubit gjerman mos ta pengojnë transferimin në Itali.
Mbrojtësi hollandez luan në dy pozicione: në krahun e djathtë dhe në qendër. Tek Milani Boulahrouz do të gjente tre bashkëkombas të tij: Clarence Seedorf, Mark van Bommel dhe Urby Emanuelson.
Khalid Boulahrouz ka luajtur më parë në karrierë për Hamburg, Chelsea dhe Sevilla duke provuar eksperiencat në tre nga kampionatet më të forta të planetit siç janë Gjermania, Anglia dhe Spanja. Me Italinë 30-vjeçari do të plotësonte më tej karrierën e tij të pasur.
Me kombëtaren hollandeze mbrojtësi ka marrë pjesë në botërorët e viteve 2006 e 2010 si dhe në Euro 2008.
Top Channel