Tiranë, vritet miku i Shullazit

20/03/2012 00:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e mbrëmjes së martë. Një 34-vjecar u ekzekutua me pistoletë në rrugën “Him Kolli”.

Vrasja është kryer pranë një ambjenti lojrash fati. Viktima është identifikuar si Arlind Fuga, ndërkohë që dëshmitarë nga vendi i ngjarjes pohojnë se vrasësi është larguar menjëherë.

Sipas burimeve paraprake viktima i martuar baba i dy fëmijëve ka qenë mik i ngushtë i njërit prej emrave të lakuar nga drejtësia, Emiljano Shullazit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e saj.

Kronika e zezë, për fat të keq ishte pasuruar më parë edhe me vrasjen enigmatike të një roje karburanti, të hënën e kaluar në Kamëz dhe të një sherri mes dy të rinjve, në fshatin Shupenzë të Bulqizës, ku mbeti i vdekur një 28-vjeçar.

Ndërkohë në Elbasan një 20-vjeçar mbeti viktimë e plumbave të marrë në fshatin Bujqës, mëngjesin e ditës së dielë. I riu, i quajtur Donald Lamçe, u qëllua nga një bashkëfshatar i tij dhe ndërroi jetë në vëndngjarje.

Ndërsa në qytetin e Fierit në orët e vona të së hënës në lagjen “29 Nëntori”  u  ekzekutua 35- vjeçari Dhimitër Gjika nga Saranda. Ai është qëlluar me 4 plumba pistolete duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia thotë se ka identifikuar autorët për këtë rast dhe dyshon se krimi është kryer për hakmarrje, ndërsa mbrëmjen e së shtunës, një 31-vjeçar u ekzekutua në Vlorë pas një debati të ashpër me fqinjin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA