Angli, burgim i përjetshëm për shqiptarin

20/03/2012 01:00

Shqiptari nga Presheva, por me shtetësi suedeze me emrin Xhonathan Limani, pasi ka pranuar akuzën e vrasjes së ish-menaxherit të tij të restorantin ku punonte, është denuar nga gjykata e Oksfordit me burgim të përjetshëm.

Limani, emri i vërtetë i të cilit është Halil Limani sic ka mësuar Top-Channel nga burime të sigurta, i kishte prerë kokën viktimës përpara një viti, vetëm disa javë pas mbërritjes nga Suedia në Britani, ku ishte punësuar në një hotel luksoz golfi në zonën e Oskfordit.

Ngjarja ka ndodhur në një klub ekskluziv golfi në Oksford, ku i pandehuri kishte filluar punë si kamarier, pasi kishte aplikuar online nga Suedia për këtë vend pune.

Limani ka pasur një histori të gjatë sëmundjesh mendore si skizofreni dhe paranojë, madje ka qënë i dënuar në Zvicër edhe për furnizim me heroinë.

Limani ka jetuar një periudhe edhe në Shqipëri ku ka studiuar në universitetin shtetëror përpara disa vitesh, nga ku më pas shkoi në disa shtete si në Austri, Zvicër për të mbërritur në Suedi, ku edhe ndërroi emrin.

Në proces u mësua se ai si motiv për vrasjen kishte pasur porosinë nga zoti. Limani përdori një thikë të vogël për t`i këputur kokën viktimës  Kristian Verian, i cili u gjet me kokë të shkëputur nga trupi në afërsi të hotelit luksoz të golfit në gusht të vitit 2010, në një skenë të denjë për filmat horror.

Familja e viktimës anglezit Krisian Verien në një deklaratë sot thekson se “ne besojmë fuqishëm se një katalog gabimesh janë bërë që bënë që ky person, Limani, të jetojë dhe punojë në Britani duke u maskuar si një njeri normal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA