Indian Wells, triumfojnë Federer dhe Azarenka

19/03/2012 00:00

Roger Federer ka fituar turneun Indian Wells duke mundur në finale John Isner 2-0 (7-6, 6-3) me sete.

Zvicerani arriti të kthejë me sukses shërbimet e forta të amerikanit dhe madje arriti të realizojë më shumë “ace” (pikë direkt nga shërbimi) se sa kundërshtari (7-4).

Federer e mbylli takimin për 81 minuta dhe arriti suksesin e tij të nëntëmbëdhjetë në turnetë Masters.

Ndërsa për femra titullin e fitoi Victoria Azarenka, numri 1 i botës. Bjellorusja arriti një fitore të lehtë 2-0 (6-2, 6-3) ndaj ruses Maria Sharapova në një ndeshje që zgjati 1 orë e 26 minuta.

Azarenka arrin kështu titullin e katërt në vitin 2012 ndërsa fitorja në Indian Wells is jell fitime prej 1 milion dollarësh.

Top Channel