
Për rreth 30 minuta, Armando Duka hoqi kostumin e presidentit të FSHF-së dhe mori rolin e një trajneri duke udhëzuar lojtarët e kombëtares U-17, të cilët më 22 mars do të nisin ndeshjet e vlefshme për Elite Round.
“E rëndësishme është të luani, të jeni pjesë e lojës dhe të jepni më të mirën. Nëse nuk mund të arrijmë rezultat, të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë dhe rezultati po të dojë të vijë”, deklaroi Duka.
Kombëtarja shqiptare U-17, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, do të luajë në Holandë dhe do të zhvillojë 3 ndeshje, përballë bashkemoshatarëve holandezë, serbë dhe irlandezë.
Në këtë raund marrin pjesë 28 skuadra të cilat janë ndarë në 7 grupe me nga 4 skuadra. Skuadrat e para në grupe do të kualifikohen për në fazën finale të këtij europiani.
Përsa i përket miqësores së majit për kombëtaren A, presidenti Duka theksoi se janë ende në pritje të përgjigjes së Federatës Spanjolle të Futbollit.
Top Channel