Në internet qarkullon një video që tregon sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba duke ironizuar “me shortin e vështirë të Ligës së Kampioneve”, pasi mësoi se kundërshtare e skuadrës së tij do të ishte Benfika.
Në video, ku duket edhe Lampard, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë “tmerrohet” pasi u përmend emri i Benfikës si kundërshtare e Çelsit.
Video po qarkullon gjërësisht nëpër forumet të ndryshme në internet dhe domosdo ka rënë edhe në duart e tifozëve dhe drejtuesve të Benfikës, të cilët kanë reaguar ndaj Drogbasë duke e cilësuar gjestin e tij, ofendues dhe të paedukatë.
Pikërisht për këtë, sulmuesi i bluve të Londrës është detyruar të sqarojë nëpërmjet agjentit të tij, se “nuk bëhej fjalë për një gjest tallës, por thjesht për një kërcimin që është bërë popullor mes lojtarëve të Çelsit pas fitoreve në ndeshjet e fundit.
“Kushdo të ishte emri i kundërshtarit të ardhshëm, Drogba do të bente të njëjtin gjes, ua siguroj”, tha Thierno Seydi, agjendi i Drogba.
Top Channel