Preng Pjetrushi, i deleguari i FSHF në ndeshjen Bylis-Teuta është bërë protagonist për disa minuta ne stadium, pasi ka hequr flamurin shqiptar nga gardhi rrethues i fushës, për shkak të mbishkrimeve nacionaliste që ishin vendosur mbi të dhe të banderolave që mbanin tifozët.
Në fillimin e pjesës së dytë, tifozët e dyja skuadrave kanë shfaqur banderola me karakter nacionalist dhe i deleguari i FSHF, Pjetrushi, në bazë të rregullores kërkoi heqjen e tyre.
Pak minuta më vonë, në pjesën tjetër të stadiumit tifozët shfaqën një tjetër banderolë. Pjetrushi ka kërkuar heqjen e saj, por pas ofendimeve që I vinin, I nervozuar shkuli në mënyrë të dhunshme flamurin kuqezi mbi te cilin ishin të shkruar emrat e qyteteve që ndodhen jashtë kufijve tanë.
“Nuk është e vërtetë. Të paktën me sa informacion kam unë, zyrtarët e federatës kanë ndërprerë ndeshjen atje për parrulla politike, nacionalizëm që nuk lejohen në futboll. Nuk është e vërtetë, nuk kam informacion që kjo gjë të jetë e vërtetë”, u shpreh kreu i FSHF-së, Armand Duka për rastin në fjalë.
Delegati i FSHF, zyrtari më i lartë në një ndeshje ka të drejtën të bëjë kërkesën dhe janë punonjësit e stadiumit, apo forcat e rendit, ato që heqin banderolat.
Top Channel