Shuhet në “Stamford Bridge” ëndrra europiane e Napolit. Chelsea përmbysi humbjen 3-1 në ndeshjen e parë në San Paolo pasi fitoi 4-1 në 120 minuta lojë në sfidën e kthimit duke e regjistruar njëkohësisht dhe emrin në 8 më të mirat e Europës.
Blutë e Londrës të drejtuar nga Roberto Di Matteo mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0 pas golit të Drobgas. Në të dytën menjëherë dyfishuan me kapitenin Terri. Më pas goli i Inler shkurtoi diferencën e golave dhe i shtoi shpresat e napolitanëve për një kualifikim.
Në ndihmë të anglezëve erdhi Dossena i cili shkaktoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Lampard. Rezultati 3-1 gjatë 90 minutave coi ndeshjen drejt shtesave. Në pjesën e parë të 30 minutave shtesë pas një aksioni perfekt Ivanovic coi topin në rrjetë dhe startoi festën londineze.
Skuadra tjetër e kualifikuar është Real Madrid. Madrilenët e Mourinhos mundën 4-1 CSKA e Moskës. Higuan kaloi vendasit në avantazh, ndërkohë që golin e sigurisë për ta e shënoi Ronaldo në pjesën e dytë.
Benzema i futur në lojë në pjesën e dytë arriti të lërë shenjën e tij në këtë sfidë duke shënuar golin e tretë për Realin. Portugezi Ronaldo shënoi një tjetër gol ndërkohë që të vetmin për rusët e shënoi Tosic.
Top Channel