Kupa, Flamurtari shkatërron Skëndërbeun

14/03/2012 16:20

Flamurtari arriti një fitore të shkëlqyer përballë rivalëve të Skëndërbeut, ndërsa Tirana siguroi pikën e mjaftueshme për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, në ndeshjen e zhvilluara gjatë të mërkurës, të vlefshme për javën e pestë dhe të parafundit, të fazës së dytë të grupeve.

Në dy ndeshjet e tjera, Kastrioti arriti një sukses të rëndësishëm në periferinë e kryeqytetit, në Kamëz, teksa Laçi i dha një goditje të rëndë shpresave shkodrane për të fituar Kupën, duke fituar minimalisht në Krujë, një fushë asnjëanëse, për shkak të pezullimit të fushës deri në fund të sezonit.

Në supersfidën e javës, atë të zhvilluar në qytetin e Vlorës, Flamurtari hodhi një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve, duke kaluar që në të 17’ në avantazh, nëpërmjet një goli të shënuar nga Pejiç. Rezistenca e korçarëve vazhdoi deri në mesin e pjesës së dytë, kur dy gola të shpejtë nga Veliu e Progni i dhanë suksesin vendasve.

Pavarësisht humbjes, Skëndërbeu është gjithashtu shumë pranë kualifikimit, duke përfituar nga humbja e Vllaznisë në Krujë. Për Laçin, golin e vetëm me penallti e realizoi Erjon Vucaj.

Në grupin tjetër, Tirana barazpeshoi në pjesën e dytë disavantazhin përballë Bylisit. Goli i kosovarit Aziri ishte i mjaftueshëm për bardheblutë për të siguruar pikën që i jep kualifikimin automatik. Fitorja e Kastriotit në Kamëz vendos krutanët në vendin e dytë, por duhet të mos humbin në javën e fundit, për t’u kualifikuar në katërshe.

Renditja pas ndeshjeve të pesta në grupe

Grupi A

Skuadrat    Pikë
TIRANA      11
Kastrioti      9
Bylis           6
Kamza        1

Grupi B
Flamurtari    8
Skënderbeu 8
Vllaznia       5
Laçi             5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA