Ernest Faber, trajneri i ri i PSV

14/03/2012 11:05

Ernest Faber është trajneri i ri i PSV Eindhoven. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi hollandez në një komunikatë duke saktësuar se në ndeshjen ndaj Valencias për Europa League tekniku i sapoemëruar do të jetë në pankinë së bashku me Phillip Cocu.

PSV shkarkoi trajnerin Fred Rutten pas humbjes 3-1 që pësoi ndaj NAC Breda fundjavën e kaluar dhe zëvendësuesi i përkohshëm ishte Phillip Cocu, i cili do të bashkëpunojë me Faber duke nisur që nga e enjtja.

Tekniku i ri ka drejtuar më parë skuadrën tjetër të qytetit, FC Eindhoven. Ernest Faber ka nënshkruar një kontratë për këtë sezon dhe dy të tjerët pasardhës.

Trajneri 40-vjeçar ka qenë ish-futbollist dhe trajner i ekipeve të moshave të PSV Eindhoven.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA