Seanca paraprake ndaj Metës, ish-presidenti: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi Në Komisonin Qendror Zgjedhor janë depozituar firmat e 61 mijë qytetarëve shqiptarë të cilët kërkojnë zhvillimin e referendumit për moslejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri.
Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve kanë kërkuar që në vjeshtë strukturat e shtetit të japin një përgjigje për këtë cështje.
“Ne i mblodhëm firmat në dimër dhe shpresojmë që KQZ që në vjeshtë t’u hapë rrugën qytetarëve për të votuar pro apo kundër nismës së referendumit. Ne të gjithë e dimë që ligji për referendumin ka plot defekte dhe mangësira, por fryma është e tillë që Kushtetuta e lejon në mënyrë të plotë kryerjen e një referendumi të tillë me nismën e qytetarëve, gjë që s’ka ndodhur në 21 vite në Shqipëri”, deklaroi ambjentalisti, Lavdosh Farruni.
Në mënyrë simbolike, një nga përfaqësuesit e kësaj aleance, ka treguar se Shqipëria duhet të jetë e shëndetshme për brezat e rinj.
“Një proces që synon ruajtjen e ambjentit dhe një ambjent të shëndetshëm, Shqipëri e shëndetshme jo vetëm për sot, por edhe për brezat e ardhshëm. Në mënyrë simbolike ky fëmijë përfaqëson një Shqipëri pa plehra”, thotë aktivisti Andi Tepelena.
Zëvendësministri i Mjedisit, ka theksuar se ai nuk është kundër referendumit, por jo për këtë cështje e cila sipas tij ka qasje politike.
“Jam kundra një referendumi që ka sfond politik dhe që nuk zgjidh menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri. Ne kemi dëgjuar tërë kohës thirrjet e Partisë Socialiste, ne kemi dëgjuar tërë kohës deputetë të nderuar të Partisë Socialiste që kanë firmosur ligjin e vitit 2002-2003 për importin e mbetjeve sikur tashmë janë kundër nismës së tyre. Më e rëndësishme se sa sfondi politik, është zgjidhja e cështjes së menaxhimit të mbetjeve dhe nuk është referendumi ai që e zgjidh”, deklaroi zv/ministri, Taulant Bino.
Perfaqesuesit e aleances, kane nenvizuar se kjo eshte hera e dyte kur shoqeria civile merr nismen per zhvillimin e nje referendumi.
Top Channel