Kualifikohet Bayern, eliminohet Inter

13/03/2012 23:59

Goli i Brandaos në minutat shtesë i ka mjaftuar Olimpikut të Marsejës të kualifikohet në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Francëzët u mundën 2-1 nga Interi në San Siro, por goli i shënuar në fushën kundërshtare i jep mundësinë atyre t’i bashkohet grupit prej skuadrave më të mira në Europë.

Pas një rrëmujë në zonën franceze Milito kaloi Interin në avantazh në minutën e 75-të, goli që mbajti të gjallë shpresat e Ranierit dhe të tifozëve zikaltër për një kualifikim të mundëshëm. Por ashtu sic ndodhi në ndeshjen e parë Olimpiku shënoi në fund me Brandao, një gol që mbylli gjithcka. Goli i Pazzinit me 11-metërsh nuk pati asnjë vlerë kualifikuese, Interi fitoi 2-1 por lojtarët e saj largohen kokëulur nga Xhuezepe Meaza.

Ka rezultuar më shumë sesa e thjeshtë ndeshja e kthimit për Bajern Mynihun, skuadër e cila shkatërroi 7-0 Bazelin. Gjermanët e siguruan kualifikimin që në pjesën e parë kur shënuan plot 3 gola me Robben, Muller dhe Gomez.

Zviceranët pothuajse inekzistentë në fushë nuk u mbeti gjë tjetër vecse të sodisnin 3 golat tjerë të Gomez dhe atë të Robben në pjesën e dytë.

Përfundon këtu dhe në mënyrën më të keqe aventuara europiane e Bazelit ndërkohë përvec Gomezit që shënoi 4 gola protagonisti tjetër i Bajern ishte Franck Ribéry që dha 3 pasime për gol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA