" /> ">

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar ambasadorin Frank
Uizner.Siç bën të ditur Presidenca, Jahjaga e ka njoftuar diplomatin
amerikan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për “progresin e
arritur katër vjet pas shpalljes së pavarësisë si dhe për marrëveshjet e
fundit të arritura në Bruksel”.

“Marrëveshjet do t’i mundësojnë Kosovës përfaqësim në nivelet rajonale, në nismat dhe mekanizmat e ndryshëm, e posaçërisht në mekanizmat e sigurisë që duhet ta shndërrojnë rajonin e Ballkanit në një pjesë të sigurt të Evropës”, citon Presienca deklaratën e Jahjagës, bën të ditur Europa e Lirë.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan, Frank Uizner, mësohet të ketë vlerësuar arritjet në Kosovë”, duke theksuar se “me vendosjen e stabilitetit politik, tani Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik e social”.

Ai po ashtu ka thënë se “marrëveshjet e arritura në Bruksel janë një hap pozitiv dhe tregojnë përkushtimin dhe konstruktivitetin e Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi me fqinjët e saj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA