Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thotë se nuk është i informuar nëse çështja e veriut do të diskutohet në Bruksel.

Ai tha se, çështja e bisedimeve është e përcaktuar edhe me rezolutën e OKB-së, por megjithatë, ai ka thënë se nuk është i informuar që bashkësia ndërkombëtare të ketë kërkuar futjen e veriut si pjesë politike të bisedimeve.

“Unë edhe njëherë po e deklaroj se nuk kam asnjë informacion dhe asnjë kërkesë nga asnjë faktor ndërkombëtar për të biseduar për atë çështje, por një gjë dua të them, raportet e Kosovës me Serbinë janë raporte të nivelit nacional dhe unë mendoj se duhet të respektohet kjo formë e këtij niveli dhe këto bisedime duhet të vlerësohen si të tilla dhe duhet të jetë i kyçur i gjithë spektri politik i Republikës së Kosovës”, deklaron Krasniqi.

Sipas tij, ata që i kanë tejkaluar vijat e kuqe rreth bisedimeve duhet të japin llogari. Sipas Krasniqit, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbine në mënyrë që ajo të sillet konform marrëveshjeve të arritura, e mbi të gjitha, të sillet edhe konform rezolutës 1244, e cila i heq të gjitha përgjegjësitë e Serbisë mbi çdo pjesë të territorit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA