Komisioni Europian dënoi dhunën në Maqedoni dhe shprehu keqardhje për
viktimat e kësaj të fundit. Zëdhënësi i Komisionerit për zgjerim bëri
thirrje për qetësim të situatës.

“Komisioni Europian kundërshton dhe dënon fort dhunën dhe ne po i bëjmë thirrje të gjithëve të respektojnë shtetin e së drejtës. Ne po i mbështesim edhe përpjekjet që çojnë drejt përforcimit të rendit ligjor.
Në lidhje me incidentet, shprehim keqardhje të thellë për çfarë ndodhi dhe për faktin që pati njerëz të plagosur. Ne po e ndjekim nga shumë pranë situatën e sigurisë në vend. Me sa dimë autoritetet kombëtare dhe ato lokale kanë ndërmarrë masa dhe po zhvillojnë hetime të thella.Ne kemi besim se palët e interesuara politike në vend, politikanët e vendit dhe shoqëria civile gjithashtu do të dinë të kontrollojnë emocionet pas këtyre ngjarjeve, me kujdes dhe duke bërë thirrje për qetësim të situatës në vend”, tha Peter Stano, zëdhënësi i Komisionierit për Zgjerim, Stefan Fyle.

Mosrespektimi siç duhet i shqiptarëve në Maqedoni dhe moszbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit do të jetë edhe një nga temat kryesore të Dialogut të nivelit të lartë që Komisioneri Fyle pritet të nisë më 15 mars në Shkup, me kryeministrin e vendit Nikola Gruveskin.

Pergatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA