Greqi, rriten rastet e të prekurve me gripin e rrezikshëm

12/03/2012 00:00

Me shqetesim te madh ndjekin organet greke te Shendetit rritjen gjithnje
e me te madhe te rasteve  me simptomat e gripit te stines.

Prej mesit te janarit e deri tani te pakten 15 persona, me moshe mesatarisht 50 vjec, kane humbur jeten bejne te ditur burimet spitalore, ndersa 70 vete  jane kuruar brenda dy muajve te fundit ne sallat e reanimacionit. Midis viktimave jane edhe dy femije te vegjel.

Sipas specialisteve behet fjale per gripin e tipit B si dhe te atij Α(Η3Ν2) qe kane si karakteristike temperaturen e larte deri ne 41 grade,dhimbje ne trup dhe dhimbje koke,shqetesime ne aparatin e frymemarrjes dhe kolle te vazhdueshme.Mjeket u bejne thirrje qytetareve qe edhe tani vaksinimi mund te shpetoje, te gjithe ata persona qe bejne pjese ne grupmoshat e rrezikshmerise se larte.

Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit te Semundjeve Infektive njofton gjithashtu se rastet e pacienteve qe kerkojne ndihme mjekesore ne muajin e fundit jane gati dy here me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Shqetesues eshte fakti se nje pjese e madhe e pacienteve me grip  perballohen ne pikat e reanimacionit te spitaleve, sepse simptomat jane shume te renda, ndersa specialistet ende nuk mund te japin nje shpjegim se sa do te vazhdoje periudha perhapjes se virusit.

Organet greke deklarojne se nga analizat e kryera ne 620 te persona me simptoma te renda, vetem dy raste jane konstatuar te prekur nga gripi H1N1, nje foshnje nga Libia qe humbi jeten ne nje spital te Selanikut dhe qe ishte infektuar ne atdheun e saj, si dhe te nje pacient ne qytetin e Larises.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA