Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, mendon se Beogradi dhe Prishtina sa
më shpejt duhet të arrijnë një marrëveshje politike për veriun e
Kosovës. Kjo marrëveshje, sipas tij, duhet të jetë e pranueshme për të
gjithë njerëzit që jetojnë atje.

“Në veri nuk kanë probleme negociatorët, por njerëzit që jetojnë atje. Pyetja është nëse njerëzve që jetojnë atje mund t’u imponohet ndonjë vendim apo marrëveshje, në qoftë se ata këtë nuk e tolerojnë”, tha Drews për gazetën “Vesti”, bën të ditur Telegraf.

Drews theksoi se minoriteti serb i Kosovës jeton në një lloj të konfliktit të ngrirë dhe se vështirë se do ta përballojë këtë gjendje, në qoftë se mungon mbështetja financiare nga Beogradi.

I pyetur se çfarë do të bënte ai,sikur të ishte në pozitën e serbëve të veriut, në qoftë se Beogradi refuzon financimin e tyre, komandanti i KFOR-it tha se në një situatë të tillë do të kishte frikë për të ardhmen e tij.

Drews tha se gjatë qëndrimit gjashtë-mujor në Kosovë, ka vizituar të gjitha vendbanimet e komunitetit serb dhe pothuajse të gjithë serbët në jug të Ibrit, ndjehen më të sigurt se më parë.

Ndërsa, lidhur me barrikadat në veri, Drews thotë se KFOR-i nuk është kundër serbëve, por kundër barrikadave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA