Disa makina të EULEX-it janë penguar mbrëmë nga serbët lokalë në vendin e quajtur Dolani, në komunën e Zveçanit.

Raportohet se makinat e EULEX-it pas një qëndrimi të shkurtër janë kthyer prapa dhe nën përcjelljen e policisë së Kosovës kanë shkuar për në drejtim të Zubin Potokut, përkatësisht në fshatin Jagnjenicë, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre, përfaqësuesit e Kuvendit të komunës së Zveçanit theksojnë se me përfaqësuesit e KFOR-it dhe të EULEX-it kanë arritur të shtunën një marrëveshje me të cilën parashihet që deri të mërkurën e ardhshme të lejohen nga tri automjete me kushtin që në to të ketë vetëm përfaqësues të Misionit të BE-së në Kosovë dhe të mos udhëtojnë doganierët e Kosovës.

Serbët theksojnë se janë marrë vesh që mund të kalojnë nga tre “Xhipa” në ditë dhe jo më shumë, në mënyrë që EULEX të mund të arrijë deri në pikën e fundit të veriut nëpërmjet rrugëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA