Qeveria e Kosovës po i diskuton dy alternativa për të mbledhur edhe 20 milion euro, sa i duhen për të zvogëluar deficitin buxhetor për këtë vit, kusht të cilin ia ka paraqitur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Shumë shpejt do të vendosët, nëse do të aplikohet në kufi një taksë rrugore, apo një taksë ekologjike për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë.
Shumë shpejtë mund të ndodhë, që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, të paguajnë një taksë shtesë në kufi, bëjnë të ditur burime të Expressit. Sipas të njëjtave burime, kështu po diskutohet në kabinetin qeveritar, pasi që për të ulur deficitin buxhetor, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i ka kërkuar Kosovës të sigurojë 40 milion euro.
Merret vesh se për 20 milion tashmë është gjetur zgjidhja, duke shkurtuar projekte kapitale, ndërsa për 20 milion euro të tjera, si zgjidhje shihet aplikimi i taksave të reja në kufi.
“Janë dy alternativa që po diskutohen si zgjidhje e problemit. Aplikimi i një takse rrugore ose taksë ekologjike, siç e ka Mali i Zi, për të gjithë ata që hyjnë brenda territorit të tij”, thekson një zyrtarë i lartë i institucioneve. Sipas tij, ende nuk është finale, se cila do të aplikohet, por taksa ekologjike, shihet si alternativë e mundshme.
Sigurimi i këtij fondi, thuhet se është kusht, që Kosova të hyjë në program me Fondin Monetar Ndërkombëtar, nga i cili do të marrë hua 107 milion euro.
Top Channel