Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni Zgjedhjet presidenciale ka pak gjasa që të mbahen këtë vit, ashtu siç është paraparë në marrëveshjen politike ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behgjet Pacollit.
Siç ka deklaruar kryetari i Komisionit Parlamentar për Ndryshimet Kushtetuese, Arsim Bajrami, për mediat në Prishtinë, se ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nuk pritet të shkojnë në Kuvend para muajit qershor. Kjo pamundëson që shefi i ri i shtetit të zgjidhet këtë vit, pasi zgjedhjet duhet të mbahen 6 muaj pas miratimit të ndryshimeve.
Partitë politike kryesore nuk deklarojnë prerazi nëse zgjedhjet presidenciale do të mbahen gjatë 2012-ës, apo do të shtyhen. Në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, deklarojnë se janë skeptik që mund të krijohen kushtet për zgjedhje brenda këtij viti.
“Ne kemi pasur një qëndrim shumë të qartë e repsektojmë marrëveshjen që është nënshkruar me partnerët tanë dhe nuk jemi insistues”, tha Adem Grabovci, Shef i grupit parlamentar, PDK.
Ndryshe nga PDK, në AKR-në e Behgjet Pacollit, që është në bashkëqeverisje me PDK-në, deklarohen se marrëveshja për zgjedhje presidenciale më 2012 duhet të respektohet. Nga ana tjetër, Ismet Beqiri nga LDK ka thënë se kjo varet nga dinamika e punës së komisionit për ndryshime kushtetuese.
“Ne do besojmë që nuk do të ketë shtyrje, por kjo varet nga efiaksiteti që ka të bëjë me amendamentimin e kushtetutës te ajo pjesë që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit”, tha Ismet Beqiri, Shef i grupit parlamentar, LDK.
Në Vetëvendosje që nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli, e shohin të rëndësishme mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, kurse kundërshtojnë idenë që presidenti të zgjidhet nga populli. E në AAK-në e Ramush Haradinajt, dyshojnë se proceset janë duke u zgjatur dhe nuk po respektohen afatet.
Tre liderët politik Thaçi-Mustafa-Pacolli, në prill të vitit të kaluar u patën pajtuar që zgjedhjet duhej të shpalleshin më së paku gjashtë muaj pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të duhej të përfundonin dhe aprovoheshin shumë më parë se qershori i këtij viti.
Top Channel