Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi i kërkoi komunitetit
ndërkombëtar që të shtojë presionin ndaj Serbisë për të mos mbajtur
zgjedhje në veri të Kosovës.

Sipas raportimeve të “RTK”, Rexhepi ka deklaruar se vetëm në këtë mënyrë në zonën problematike të Kosovës mund të shmanget përdorimi i dhunës.

Ditën e mërkurë mediat serbe raportuan se zgjedhjet lokale mund të mbahen më 22 prill, bashkarisht me zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Ndërsa ditën e premte, opozita kosovare i kërkoi qeverisë që të shfrytëzoje autoritetin e saj që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në territorin e Kosovës.

LDK u shpreh se mbajtja e zgjedhjeve do të ishte një agresion ndaj territorit të Kosovës, Vetëvendosje kërkoi që qeveria të dërgojë policinë për të arrestuar organizatorët, ndërsa AAK vlerësoi se duhet që të kërkohet nga ndërkombëtarët që të bëjnë presion ndaj Serbisë.

Më herët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian u shprehën kundër idesë së mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe, me argumentin se një gjë e tillë do të përkeqësonte situatën në veri.

Ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick deklaroi se, edhe nëse zgjedhjet do të mbaheshin, të zgjedhurit serbë nuk do të kishin asnjë fuqi juridike në Kosovë.

Ndërsa shefi i misionit të BE në Prishtinë, Samuel Zhbogar vlerësoi se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe mund të përkeqësojë situatën dhe jo të zgjidhë problemet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA