Mirditë, plagoset 22-vjecari
10/03/2012 18:45
Një 22-vjecar është plagosur i qëlluar disa herë me thikë në trup në qytetin e Rrëshenit.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti në lidhje me prerjen e lëndës drusore në pyje.
I plagosuri është nga fshati Bungaj i Mirditës. Ai u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas policisë, autori u largua në drejtim të paditur për t’u vetëdorëzuar pas pesë orësh në polici.
Top Channel