Mirditë, banorët protestë kundër HEC-it

10/03/2012 19:45

Banorë të fshatit Qafë-Mollë në rrethin e Mirditës janë përleshur me policinë e këtij rrethi dhe Forcat Speciale të ardhura nga Shkodra.

Shkak për këtë është bërë nisja e punimeve nga një firmë private në fshatin e tyre për të ndërtuar një hidrocentral.

Banorët dolën në protestë, duke kërkuar që firma para nisjes së punimeve të nisë edhe dëmshpërblimin e sipërfaqeve të tokave që parashikohen të përmbyten nga uji. Banorët nuk janë kundër investimit, por thonë se ai ai duhet të bëhet sipas ligjit pa cënuar pronën private.

Banorët thonë se nisën bisedimet me kompaninë e cila nisi menjëherë punën me mbështetjen edhe të policisë.

Banorët në protestën e tyre janë mbështetur nga krytari i Bashkisë se Rrëshenit Ndue Gegë Kola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA