Në Shkup edhe nata e kaluar nuk ka qenë e qetë. Rreth orës 4 të mëngjesit persona të panjohur kanë thyer xhamat e disa dyqaneve shqiptare në lagjen Gorgjce Petrov. Në afërsi të këtij lokaliteti në fshatin Llokë nga persona të panjohur i është vën flaka edhe urës së drurit në këtë fshat të banuar kryesisht me shqiptarë.

Në lagjen Çairçankë policia ka ndaluar disa persona të cilët kanë sulmuar me gurë një autobus urban. Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila të shtunën prezantoi disa sende të forta që policia i ka gjetur nëpër cantat e nxënësve, tha se incidentet më serioze të ditëve të fundit janë zbardhur dhe se janë ngritur padi kundër 28 personave.Ajo po ashtu tha se 7 padi penale janë ngritur edhe ndaj personave që të mërkurën rrahën barbarisht 15 nxënsit shqiptarë.

“Ky incident është ndriçuar tërësisht. Padi penale janë ngritur për 7 persona nga të cilët 5 janë të mitur dhe 2 të rritur. I propozojmë prokurorit të kërkoj nga gjykatësi hetues masë paraburgimi për autorët e kësaj vepre”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministrja e Punëve të Brendshme.

Një incident është shënuar edhe në Tetovë. Një polic është lënduar me thikë pasi kishte intervenuar për të ndërprerë një zënkë mes disa të rinjëve shqiptarë dhe maqedonas.

Polici është dërguar në spital, ndërsa raportet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Pjesëmarrësit në këtë incident janë arrestuar. Për incidentet e fundit është prononcuar edhe kryeministri Gruevski, i cili apeloi të respektohet bashkëjetesa në Maqedoni ndërsa tha se sjellja e dhunshme është paligjshme dhe se autorët e këtyre veprave do të dënohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA