Kosova duhet të plotësojë kushte shtesë nga të gjithë vendet e Ballkanit, në mënyrë që të realizojë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Këtë raportoi mëngjesin e së premtes gazeta “Zëri”, e cila numëroi disa ndryshme të qarta në “udhërrëfyesin” që ka marrë Prishtina zyrtare nga Bashkimi Europian, në krahasim me udhërrëfyesat me të cilin ka punuar Shqipëria apo vendet e tjera të rajonit.

“Dallimet dhe risitë janë të qënësishme me udhërrëfyesat që kanë marrë vendet e tjera të Ballkanit dhe me vetë udhërrëfyesin paraprak me të cilin ka punuar qeveria e Kosovës”, shkruante e përditshmja kosovare.

Duke cituar disa zyrtarë vendas, argumentohej se “dallimet janë thelbësore në formë dhe në përmbajtje”, situatë që do të vështirësojë përmbushjen e kushteve të domosdoshme për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që edhe ata të lëvizin pa pengesa në vendet e Bashkimit Europian.

Aktualisht, Kosova nuk njihet nga pesë vendet të Bashkimit Europian, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro. Për këtë arsye, dokumenti i liberalizimit të vizave është më kompeks, ndërsa merr parasysh statusin e paqartë të Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA