13 milionë persona janë në rrezik për të vdekur nga uria në Afrikën Perëndimore, në shkretëtirën e Sahelit, ku thatësira po krijon një katastrofë humanitare.
Shqetësimin e ngriti organizata humanitare “Oxfam”, e cila theksoi se 36 milion dollarët e përdorur prej saj për dërgimin e ndihmave janë shumë pak, në të njëjtën kohë që kritikoi komunitetin ndërkombëtar për vonesën me të cilën i është përgjigjur krizave të mëparshme, si ajo në Afrikën e Lindjes në dy vitet e shkuara.
Një korrespodent i BBC-së deklaroi se refugjatët që po shpërngulen nga Mali dhe konfliktet e armatosura në zonë kontribuojnë për ta përkqetësuar problemin.
Problemi i kequshqimit ka prekur të gjithë vendet e prekur e shkretëtira e Saharasë, si Çadin, Burkina Fason, Mauritaninë, Malin, Nigerin dhe zonat veriore të Senegalit, me 10-15% e popullsisë që po vuan urinë, ndonjëherë edhe më shumë.
Më shumë se një milion fëmijë në zonën e Sahelit janë të rrezikuar nga uria. Në disa zona të Çadit, sipas “Oxfam”, rezervat ushqimore kanë arritur një rekord të ulët historik dhe banorët po gërmojnë tokën, për të nxjerrë në sipërfaqe rezerva gruri të futura nëntokë përpara dekadash.
Sipas agjensisë, thatësira, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe varfëria absolute kanë kontribuar për të shkaktuar këtë situatë alamante. “Sipas të gjitha shenjave, jemi në prag të një katastrofe humanitare të një shkalle të paprecedent”, shkruhej në raportin e “Oxfam”.
Top Channel