Zëvendësministri i naftës sirian ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke thënë se ai është bashkuar me revoltën anti-qeveritare.
Abdo Hussameddin njoftoi “dezertimin” e tij në një video të postuar në rrjetin YouTube.
Ai është personi me postin më të lartë që braktis presidentin Bashar Al-Assad që kur kryengritja shpërtheu një vit më parë.
Njoftimi i tij vjen pasi shefja e humanitare e OKB-së Valerie Amos tha se Homsi ishte “shkatërruar”, pas një vizite në qytetin e bombarduar nga trupat qeveritare të Sirisë.
Aktivistët thonë se trupat ushtarake kanë kryer masakra që kur hynë në qytet. Ndërsa Damasku fajëson rebelet për vdekjet e shumta.
Grupet e opozitës thanë se 39 njerëz u vranë në të gjithë vendin të mërkurën, prej të cilëve 26 në Homs, gjashtë në Idlib, tre në Deraa dhe dy në periferinë e Damaskut dhe Aleppo.
OKB-ja thotë se më shumë se 7,500 njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës në Siri gjatë 12 muajve te fundit.
Top Channel