Lagjja e Jasharajve në Prekaz të komunës së Skënderajt, u ndriçua të mërkurën në mbrëmje nga pishtarët e shumtë.

Xhevat Dervishi që prej përfundimit të luftës ka marrë pjesë në këtë manifestim tradicional.Ai kujton se vetëm një herë dhe atë në vitin 1999, përkujtimi për Jasharajt ishte bërë pak më larg nga ky vend, për arsye se nuk ishte e mundur të vinin tek varrezat, ngaqë ende ushtria serbe qëndronte ne zone. Që prej përfundimit të luftës ndezja e pishtarëve,- tregon ai,- ka simbolikën e përhapjes së luftës së UÇK-së për liri në të gjithë Kosovën.

Ngjarja në Prekaz e marsit të vitit 1998, ku ra dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, me familjen e tij dhe një pjesë të lagjes ka kaluar kufinjtë, jo vetëm të shqiptarëve. Samuel Grimm është fotograf i lirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto ditë ai ka ardhur në Kosovë, ndërsa e takuam edhe në Prekaz në “Natën e Zjarreve”.

“Kam qenë duke fotografuar gjithandej Kosovës dhe e kam parë shumë të arsyeshme dhe kam menduar që nuk mund të largohem nga Kosova pa qenë dëshmitar edhe i kësaj ceremonie”, thotë Grimm.

Ndezja e pishtarëve  është bërë në të njëjtën kohë edhenë komunat e Kosovës ku janë zhvilluar betejat e UÇK-së.Pak më tutje, në sheshin “Adem Jashari” në qytetin e Skënderajt, qielli u ndricua edhe nga fishekzjarret e lirisë.

Në përfundim të manifestimit tre ditor “Epopeja e UÇK-së” familja Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan për lirinë e Kosovësdhe qytetarët që këto ditë vizituan Prekazin dhe nderuan dëshmorët në të gjithëKosovën.
 
Për tre ditë rresht në Kosovë me aktivitete të shumta u shënua edhe kësaj radhe “Epopeja e UÇK-së”, manifestim ky i përvitshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA