Itali, arrestohet banda italo-shqiptare

08/03/2012 00:44

Nga operacioni i emërtuar “Durrës 2009”, të organizuar nga policia shqiptare, italiane dhe ajo britanike, janë vënë nën pranga, 8 shqiptarë dhe 1 italian për trafik ndërkombëtar droge.

Nëntë të arrestuarit në Itali, transportonin kokainë nga Shqipëria drejt gjithë Europës.  

Mes  të arrestuarve është edhe shtetasi me inicialet H.S. 48 vjeç, i dyshuar si kreu i bandës së “kokainës shqiptare”.

Në pranga kanë rënë edhe Andrea Hila, rezident në Bari, Luigj Mrinaj rezident në Gjermani, së bashku me Agron Metvelaj, Shkëlzen Laçi, Altin Frroku dhe K.N. nga 36 vjeç.

Gjatë operacionit “Durrës 2009” u sekuestruan edhe 5 kg kokainë, me vlerë rreth 450 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA