
Të drejtat e grave kanë ecur përgjatë një rruge të vështire prej vitit 1909, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Ato qe i dedikuan jeten e tyre, kësaj kauze duhet të jenë krenare për rolin transformues qe gruaja mori, në përpjekje për te hyre ne politike, për të siguruar vota, duke hequr cdo paragjykim per profesionet e meshkujve, duke denoncuar dhunen ne familje dhe jashte saj. Nëse bota duket shumë më e mirë sot, nga c’ishte mbi 100 vjet me pare, eshte ne saje të një grupi të vogël pioneresh.
Por sidoqofte, a duhet te kenaqemi? Aspak. Ende në botë, nuk njihen te drejtat e grave. Po ne kete vit kemi pare se si shume prej tyre u keqtrajtuan u shtypen apo iu mohuan te drejtat baze, ne mbare boten. Ngjarjet ne Siri, na therrasin per t’u solidarizuar me ato nena dhe gra qe vuajne pasojat e konfliktit.
Mos te harrojme Mari Kolvin, gazetaren qe humbi jeten ne Homs, e perkushtuar per t’i treguar botes te verteten e nje konflikti qe vazhdon edhe tani. Perdhunimi, dhuna seksuale vazhdojne te njollosin jeten e mijëra grave ne Republiken Demokratike te Kongos. Nje ne 10 prej tyre eshte perdhunuar me shume se njehere. Ne te gjithe boten, grate paguajne cmimin e luftes, bejne gjithcka per paqen dhe harrohen te ftohen ne tryezat, ku ajo firmoset.
Ne Lindjen e Mesme, te drejtat e grave, pavaresisht disa ndryshimeve te vogla, qe siguruan nga “Pranvera Arabe”. Mos harroni se grate ne Arabine Saudite nuk mundnin t’i jepnin makines dhe nese jane te pamartuara ato i nenshtrohen diktatit te meshkujve, ku statusi i tyre njehsohet me ate te nje femije.
Ne Egjipt, ka vetem nente gra deputete, me pak se 1 %, nga 12 % ne kohen e Mubarakut. Ne fakt me pak se 20 % e parlamentareve ne bote, jane gra. Me pak se 10 % e vendeve kane gra ne krye te Shtetit dhe me pak se 3 % jane firmetare te marreveshjeve te paqes. Cdo minute nje grua humb jeten gjate shtatzanise apo lindjes dhe 20-30 % vuajne demtime apo jane te paafta per pune. Grate perballen me nje sere veshtiresish vetem se jane te tilla.
Tema e festes se vitit 2012 eshte “Lejoni grate, jepini fund urise dhe varferise”.Ndaj pergjigjia me e mire mbetet arsimimi. Eshte kjo menyra me e mire per te luftuar varferine apo paragjykimet sociale.
Top Channel