Me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, Forca e Sigurisë së Kosovës
do të shndërrohet në ushtri të shtetit. Kështu deklarojnë përfaqësuesit e
Ministrisë së FSK-së dhe drejtuesit e kësaj force.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, ministri Agim Çeku, thotë se një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë vitit 2013.

“Ne jemi duke u dëshmuar vazhdimisht si një forcë profesionale, forcë e disiplinuar, kredibile, e besuar nga qytetarët e Kosovës, e besueshme nga partnerët tanë nga vendet e rajonit. Dhe, të gjitha rrethanat janë në favor të kësaj. Ne jemi në pritje të kësaj qe disa vjet që nga çlirimi i Kosovës që Kosova më në fund ta ketë ushtrinë e vet ashtu si çdo vend normal që e ka. FSK-ja do të ngrihet apo do të evoluojë në forcë ushtarake konvencionale”, deklaron ministri Çeku.

Nevojën që Kosova ta ketë ushtrinë e saj e thekson edhe gjeneralmajor Kadri Kastrati. Ai bën të ditur se struktura e ushtrisë së ardhshme të vendit do të bëhet bazuar në studimet e kryera.
 
“Sigurisht që Kosova duhet ka ketë forcën e vet ushtarake, por misioni dhe numri do të bëhen sipas studimeve që do t’i bëjmë në muajit në vijim. Pra, FSK-ja do të shndërrohet në forcë ushtarake, sigurisht që po”, thotë Kastrati.

Plani i të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, parasheh që kufizimet, të cilat i ka FSK-ja, dikur TMK-ja, nuk mund të rishikohen para pesë vjetësh. Kosova shpalli pavarësinë e saj bazuar në këtë plan në vitin 2008. Rrjedhimit, thotë ministri Çeku, rishikimi mund të bëhet në vitin 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA