Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret dy vende

07/03/2012 11:00

Shqipëria ka humbur dy pozicione të tjera në renditjen e FIFA-s për muajin shkurt.

Përfaqësuesja jonë kuqezi, pas humbjes së ndeshjes miqësore me Gjeorgjinë me rezultatin 2-1, tashmë renditet në vendin e 80 të klasifikimit me 432 pikë.

Në kryesim qëndrojnë gjithmonë kampionët në fuqi të Europës dhe Botës, spanjollët e Del Bosque, të ndjekur në vend të dytë nga hollandezët të cilët kanë spostuar Gjermaninë në vend të tretë të kësaj renditjeje.

Bie në sy gjithashtu rikthimi i Argjentinës në dhjetëshen e parë të ekipeve më të mira të botës pas një mungese një mujore. Ekipi i Messit renditet në vendin e 8.

Për renditjen e muajit shkurt janë marrë parasysh 91 ndeshje, ku shumica kanë qenë takime miqësore.  

Renditja e ardhshme FIFA do të publikohet më 11 prill 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA