Champions, Guardiola: Fitorja, synimi ynë

07/03/2012 12:10

Sonte në mbrëmje do t’i takojë Barcelonës të dhurojë spektakël në Kamp Nou. Skuadra e Pep Guardiolës do të luajë e qetë përballë Bajer Leverkusenit pasi fitoi 3-1 ndeshjen e parë në Gjermani.

“Qëllimi ynë është të dalim në fushë dhe të fitojmë, ashtu siç bëjmë edhe në kampionat”, ka theksuar Guardiola.

“Leverkuseni ka në formacion lojtarë të mirë qoftë fizikisht, qoftë taktikisht. Për këtë gjë ndeshja do të jetë e hapur”, janë fjalët e teknikut spanjoll.

Nga ana tjetër trajneri i skuadrës gjermane, duke e ditur pamundësinë e përmbysjes së rezultatit, ka theksuar se do të mundohen të bëjnë një ndeshje të mirë për ata 4 mijë tifozë që kanë ardhur në Barcelonë për të mbështetur skuadrën.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Apoel Nikosia dhe Lionit. Qipriotët do të kërkojnë të kualifikohen për herë të parë në çerekfinalet e Champions, por për këtë ata duhet të përmbysin fitoren 1-0 të francezëve në ndeshjen e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA