Kupa e Botës, FIFA i kërkon falje Brazilit

06/03/2012 00:00

Sekretari i përgjithshëm i organit që qeveris futbollin, FIFA, i ka
kërkuar falje Brazilit për komentet e tij mbi përgatitjet për Kupen e
Botës 2014. Jerome Valcke kërkoi ndjesë përmes një letre dërguar
Ministrisë braziliane të Sporteve.

Zoti Valcke deklaroi javën e kaluar se Brazilit i duhej “një shkelm tek të pasmet” dhe akuzoi vendin latin se ishte më i shqetësuar për fitoren e Kupës së Botës se sa me përgatitjen e turneut.

Vetë qeveria e Brazilit i cilësoi komentet si “të papranueshme” dhe deklaroi se nuk do të bisedonte më me zotin Valcke lidhur me përgatitjet e botërorit të ardhshëm.

Ministri i Sporteve, Aldo Rebelo deklaroi se FIFA duhet të caktojë dikë tjetër për të punuar me Brazilin për organizimin e evenimentit më të madh të futbollit.

Gjithësesi, ministri Rebelo nuk i është përgjigjur ende zyrtarit të FIFA-s. Sekretari i përgjithshëm kishte shprehur së fundmi shqetësimin e tij edhe për vonesat në aprovimin e një ligji që do të organizonte punët për Kupën e Botës.

Ligji në fjalë, që aktualisht po shqyrtohet nga Kongresi brazilian, parashikon ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike në stadiume dhe kufizimin e uljes së çmimit të biletave për studentët dhe pensionistët.

Por kjo pikë është kundërshtuar nga ligjvënësit, të cilët thonë se i jep FIFA-s shumë pushtet, sikurse atyre që janë kundër shitjes së alkoolit në stadiume.

Top Channel