Policia e Kosovës sekuestroi 34 kg substancë narkotike të llojit marihuanë në fshatin Dubovc të Vushtrisë.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar tre persona, të gjithë kosovarë me kombësi shqiptare, të cilët dyshohet se përveç se merren me shitjen dhe shpërndarjen e drogës, edhe e kultivonin atë.

Dyshimi është i bazuar në faktin që gjatë operacionit, forcat policore ndaluan edhe 3 mijë farë bimësh të llojit kanabis sativa. E gjithë droga e konfiskuar u ekspozua e mbështjellë në qese prej letre në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa hetimet për këtë rast ende vazhdojnë.

Operacioni kishte nisur pasi policia kishte ndaluar një makinë në qytetin e Mitrovicës, brenda të cilës kishte gjetur katër kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Nga të dhënat e grumbulluar në këtë operacion, policia mbërriti deri në fshat, ku u gjet e gjithë sasia në fjalë. Është ende e paqartë nëse substanca narkotike e zbuluar kishte si qëllim shitjen në tregun e brendshëm apo të jashtëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA