Hulk: Dua të luaj në Spanjë

06/03/2012 17:40

Në një intervistë për mediat braziliane, sulmuesi Hulk shpreh dëshirën për të luajtur në ekipe si Barcelona apo Real Madrid.

Braziliani i Portos theksoi: “Me gjithë respektin dhe dashurinë që kam për Porton, do më pëlqente të luaja për ekipe si Real apo Barça. Ëndërroj të luaj për një nga këto skuadra.”

Kapiteni i klubit portugez është një nga futbollistët më të kërkuar në Europë dhe vetë ai nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Porto në përfundim të këtij sezoni.

“Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Mund të qëndroj për shumë vite tek Porto sepse jam i lumtur, por mund të më vijë edhe një ofertë e parezistueshme dhe të largohem në fund të sezonit”, shprehet Hulk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA