Albpetrol, dorëzimi pa kushte

06/03/2012 20:30

Në korrik të vitit 1993, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Albeptrol nënshkruan një marrëveshje të veçantë, që i jepte Albpetrolit të drejtën për të përfaqësuar interesat e shtetit shqiptar në industrinë e naftës.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Albpetrol administron dhe mbikqyr të gjitha koncesionet që qeveria i ka dhënë kompanive të huaja në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe merr nga to përfitimet që më pas i dedh në buxhetin e shtetit.

Por, cilat janë këto përfitime?  Të gjitha kompanitë që kanë marrë koncesione nga qeveria janë të detyruara që veç taksave që paguajnë në buxhet, të japin edhe një pjesë nga prodhimi i tyre i naftës për llogari të Albpetrolit.

Ky prodhim jepet në dy forma. E para si prodhim paraekzistues dhe forma e dytë si pjesa fitim e naftës. Prodhimi paraekzistues nënkupton që Albpetroli merr nga kompanitë koncesionare, pa asnjë pagesë, një sasi të caktuar nafte çdo vit.

Kjo sasi është e barabartë me prodhimin që ka patur vendburimi i dhënë me koncesion para se t’i jepej kompanisë së huaj. Forma e dytë, ajo e pjesës së naftës fitim që kompanitë koncesionare detyrohen të paguajnë, llogaritet përmes një formule të caktuar, e cila mban parasysh të ardhurat, por edhe investimet dhe shpenzimet që ka bërë kompania e huaj.

Gjatë vitit 2010, përmes këtyre dy formave, Albeptrol përfitoi 117 mijë tonë naftë nga kompanitë e huaja koncesionare, që e shprehur në vlerë do të thotë mbi 50 milionë dollarë, para që derdhen në buxhetin e shtetit për llogari të qeverisë.

Por, me formulën që ka zgjedhur për privatizimin e Albpetrolit, qeveria ka vendosur që të dy këto përfitime t’ia japë kompanisë private që do të blejë Albpetrolin.

Dhe për këtë privatizim të paprecedent jep dy arsye. Së pari, që nuk donte të ndryshonte marrëveshjet paraekzistuese dhe së dyti, dhënia e këtyre përfitimeve tek kompanitë do të rrisë çmimin që qeveria do përfitojë nga shitja e Albpetrolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA