Superliga, Tomorri shkatërron Pogradecin

05/03/2012 00:00

Tomorri fiton ndaj Pogradecit në ndeshjen e fundit të javës së 15 të Superligës. Beratasit ishin në ditën e tyre më të mirë duke shkatërruar skuadrën mike me rezultatin 4-1.

Pjesën e parë Tomorri e mbylli në avantazh 2-0. Në minutën e 35 Endri Bakiu shënoi golin e parë për beratasit duke shfrytëzuar mjaft mirë një top të përplasur në shtyllë pas gjuajtjes së Klodian Arbërit. Në minutën e 44 kapiteni i Tomorrit dyfishoi shifrat pas një gjuajtje me kokë.

Pogradeci u pa në zonën e skuadrës beratase vetëm në kohën shtesë të pjesës së parë kur pati një rast të mirë për të shënuar, por Çipi nuk arriti do të dërgojë topin në rrjetë edhe pse ishte mjaft pranë portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, miqtë rihapën përkohësisht takimin duke ngushtuar diferencën me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Jahaj. Por kapiteni i Tomorrit, Klodian Arbëri riktheu qetësinë tek Tomorri, duke cuar shifrat në 3-1, me një gol spektakolar me rofeshatë. Në 12 minutat e fundit Tomorri shënoi edhe golin e katërt me anë të mbrojtësit Bishaj, që më pas u bë protagonist pas ndëshkimit me karton të kuq nga gjyqtari takimit.

Me këtë fitore, Tomorri ngjitet në kuotën e 14 pikëve, po aq sa edhe Kamza, ndërsa Pogradeci mbetet me 17 pikë.  

Top Channel