Spanjë, Real Madrid nuk ndalet

05/03/2012 00:00

Real Madrid arriti një fitore të lehtë me rezultatin 5-0 ndaj Espanyol në javën e 26 të kampionatit spanjoll të futbollit dhe ruajti kështu diferencën prej dhjetë pikësh në kryesim ndaj Barcelonës.

Skuadra e Mourinho paraqiti lojën e saj të zakonshme: shpejtësi dhe saktësi para portës kundërshtare dhe ekipi i Pochettino nuk mundi të përballonte furinë e madrlenëve.

Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain (2), Sami Khedira dhe Kaka’ ishin autorët e golave për Real Madrid.

Në ndeshjet e tjera të javës së 26 që u luajtën të dielën u dhanë këto rezultate: Zaragoza-Villarreal 2-1; Athletic Bilbao-Real Sociedad 2-0 dhe Granada-Valencia 0-1.

Top Channel