Robben: Nuk ndihem mirë tek Bayern Munchen

05/03/2012 14:40

Arjen Robben, mesfushori i Bayern Munchen, është shprehur për ‘Daily Mirror’ se situata e tij në ekipin bavarez nuk është aspak e mirë dhe se po mendon mundësinë e largimit nga ekipi gjerman.

“Unë mund të them që gjithçka shkon mirë, por duket qartë që nuk është kështu. Nuk ndihem mirë tek Bayern Munchen. Kisha shumë nevojë për ndeshjen ndaj Anglisë. Ishte fantastike të kthehesha të rikthehesha në nivelin tim më të mirë”, theksoi hollandezi në lidhje me ndeshjen miqësore që Tulipanët luajtën ndaj Anglisë në Uembli.

“Situata në Gjermani nuk është idealja. Kam disa ospione që po i marr në konsideratë dhe të shohim çfarë ndodh në fund të sezonit”, shtoi Robben.

Para disa ditësh mëngjarashi u akuzua se ishte egoist nga Presidenti i Nderit i Bayern Munchen, Franz Beckenbauer. Përveç kësaj, futbollisti ka pasur probleme me dëmtimet që nuk i kanë lejuar të ketë vazhdimësi në paraqitjet e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA