Corinthias, kampion i Amerikës së Jugut

05/03/2012 10:35

Klubi brazilian i Corinthiasit fitoi për herë të parë në historinë e tij Kupën Libertadores, të barazvlefshmen e Champions League në Amerikën e Jugut, duke mundur 2-0 në finalen e kthimit gjigantët argjentinas të Boca Juniors.

Suksesi i merituar i klubit të Sao Paulos erdhi pas barazimit 1-1 në finalen e parë, të luajtur në Buenos Aires.

Sulmuesi Emerson, i kërkuar nga disa klube të rëndësishme europiane, ishte heroi i brazilianëve në këtë finale, duke shënuar dy herë gjatë pjesës së dytë.

Boca, një prej ekipeve më të famshme të kontinentit dhe të planetit, kërkonte titullin e shtatë Libertadores, në dhjetë paraqitje në finale.

Ndonëse disa skuadra braziliane kanë arritur të ngrenë në qiell trofeun e shumëëndërruar, asnjë ekip nga Sao Paulo nuk kishte mundur të shpallej më parë fitues.

Suksesi i Corinthias në këtë edicion ishte një surprizë, sidomos duke llogaritur se në gjysmëfinale ata u ndeshën dhe fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 ndaj favoritëve të Santos, klubit ku luan edhe Neymar.

Me këtë titull, Corinthias do të jetë klubi që do të sfidojë fituesit e Champions, Chelsea dhe kampionatë e kontinentëve të tjerë, në Botërorin e klubeve që do të zhvillohet në muajin dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA