Seria A, derbi shkon për Lacion

04/03/2012 00:00

Lacio triumfon në derbin e Romën me rezultatin 2-1, të ndikuar edhe nga përjashtimi me karton të kuq i portierit holandez Marten Stekelenburg, në minutën e 7-të të takimit.

Stekelenburg përveçse la ekipin në inferioritet numerik, shkaktoi edhe një panallti pas përplasjes me Klosen. Nga pika e bardhë shënon Hernanes, ndërsa vetëm pak minuta më pas Roma gjen forcat për të barazuar me Borinin.

Goli i ndeshjes i takon Maurit në pjesën e dytë, ndërsa gjyqtari si për të barazuar ekipet në fushë i tregon të kuqin edhe Scalionit.  

Në takimin tjetër Udineze nuk shkon më tepër se një barazim 0-0 në “Friuli”, kundër Atalantës dhe humb vendin e tretë në të cilin ngjitet Lacio.

Rezultatet e tjera të Serisë A ishin: Fiorentina-Cezena 2-0, Lecce-Genoa 2-2 dhe Siena-Kaljari 3-0.

Ndërsa Inter shpëton një ndeshje që dukej e humbur në pjesën e parë pasi Catania ishte në avantazhin e dy golave.

Por, golat e Forlan dhe Milito bënë që Interi të shmangte humbjen e radhës dhe një tjetër figurë të shëmtuar në një San Siro të zbrazur.                       

Top Channel