Qëndrat zgjedhore janë hapur në të gjithë Rusinë, ndërsa këtë të dielë do të votohet për presidentin që do të drejtojë vendin në gjashtë vitet e ardhshme.
Sondazhet paraprake flasin për një dominim të dukshëm të Vladimir Putin, i cili pritet të rikthehet në krye të Kremlinit pas katër vitesh në detyrën e kryeministrit.
Ndryshimet kushtetuese, të cilat hoqën kufizimin në dy mandate dhe zgjatën mandatin nga katër në gjashtë vjet në 2011-n lejuan Putin që të konkurronte. 59-vjeçari ka mbajtur pozicionin më të lartë shtetëror në Rusi edhe në periudhën 2000-08.
Putin është përballur me kundërshti të shumta përpara këtyre zgjedhjeve, lidhur me parregullsitë e regjistruara në zgjedhjet parlamentare të muajit dhjetor.
Zgjedhjet do të zgjasin nga ora tetë e mëngjesit deri në tetë të mbrëmjes me orën lokale të secilës zonë në Rusi, në total, nëntë linja të ndryshme ore.
Moska, qëndra e pakënaqësive ndaj partisë së “Rusisë së Bashkuar” është përforcuar edhe me gjashtë muajë trupa policorë të ardhura nga provincat e tjera.
Kundërshtari kryesor i Putin është Gennady Zyuganov, i Partisë Komuniste Ruse. Sidoqoftë, sipas sondazheve, kryeministri pritet të grumbullojë më shumë se gjysmën e votave, rreth 60% të tyre, duke shënuar një rikthim të thjeshtë drejt Kremlinit.
Kush është Vladimir Putin?
Fytyra e tij ndoshta nuk do ta zbukurojë mozaikun, por imazhi i Vladimir Putinit është stampuar në Rusinë e shekullit të 21-të.
Pas viteve të uritura dhe të dëshpëruara të Jeltsinit, Putini solli një tjetër epokë, atë të begatisë dhe mirëqenies, të cilat karakterizuan dy mandatet e njëpashnjëshme në krye te Kremlinit, gjatë përiudhës 2000-2008.
Pa mundur të qendronte edhe një mandat të tretë radhazi (I ndaluar nga kushtetuta), ai u bë kryeministër dhe ishte kjo periudha që sipas analisteve, i dha atij pushtetin e vërtetë.
Deklarata se 58-vjeçari, për t’u shfaqur sërish në krye të Kremlinit, në një garë- thuajse të sigurt, i detyron rusët të mendojnë, jo të gjithë, se çfarë të reje do të ofrojë ai?
Vladimir Vladimiroviç Putin u ngjit në arenën politike të Rusisë në 1999, kur Jelcin e caktoi atë kryeminister dhe më pas në vend te tij, mbajti rolin e presidentit të përkohshëm.
Talenti dhe nuhatja e ish-drejtorit të Sherbimit të Sigurisë Federale, (ish-KGB) vazhdoi të spikaste. Për admiruesit njehsohej me rregull dhe stabilitet, për kritikët, Putin do të thotë represion dhe frikë.
Për të shoqen Ludmilla, nënën e dy vajzave të tij, ai ishte nje njeri i palodhur. Media e pavarur dhe shoqeria civile nuk rreshten se luftuari gjate pushtetit te tij dhe Putin mbajti nje qendrim te prere ndaj konfliktit çeçen.
Ai pati nje ndikim emocional tek te gjithe ata qe e kishin shume te fresket kaosin e viteve 1990. Besimi i investitoreve u ngjit serish, sherimi i ekonomise dhe çmimet e larta të naftës dhe gazit ndihmuan ne kthimin e stabilitetit, qe nuk njihej prej kohes se komunizmit.
Asokohe, opozita ishte e dobet, pjeserisht nga i ashtuquajturi faktor “jemi mire”, por edhe sepse Putin dekurajoi debatin demokratik. Çfare solli ai ne pushtet, jane te derguarit e presidentit, figura qe u parashikuan si guvernatore te ardhshem.
Aleatet e Putinit kontrollonin pjesen me te madhe te medias, madje duke marre tinez kontrollin disa prej organizatave te huaja jo qeveritare, te cilat shpesh paraqitnin abuzimin e te drejtave te njeriut.
Putini nxorri jashte qeverise liberalet duke i zevendesuar me aleate te linjes se ashper apo neutrale qe do te konvertoheshin ne servile. Oligarket e epokes se Jecinit si Berezovski dhe Vladimir Gusinski, qe u bene te pasur nga privatizimet e para, u arratisen dhe jetojne ne azil.
Kodorkovski, kreu i gjigandit Jukos dhe nje prej pasanikeve me te medhenj te Rusise eshte ne burg per evazion fiskal. Por, nuk eshte e njejta situate si ne vitet 2000, sfida te reja epresin Vladimir Putin.
Se pari, nevoja per te shkuar tej burimeve natyrore ne ekonomi dhe per te kryer nje reforme te vertete ekonomike. Por, siç ai eshte perpjekur ta thote terthorazi: “Detyra e qeverise nuk eshte te derdhe gjithnje mjalte, por te jape ndonjehere edhe ndonje ilac te hidhur”.
Top Channel