
Borusia e Dortmundit çon në 7 pikë diferencën me ndjekësit duke hipotekuar në një farë mënyre titullin e këtij sezoni në Bundesligë.
Kryesuesit e klasifikimit të kampionatit gjerman kanë fituar 2-1 ndaj Manzit falë golave të Blazcikovskit dhe Kagavës.
Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për vendasit pasi kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga përfundimi Zidan barazoi shifrat, megjithatë barazpesha zgjati shumë pak pasi Kagava rikthen në avantazh skuadrën e tij.
Me këtë fitore Dortmundi i shkëputet edhe 3 pikë të tjera Bajernit të Mynihut, të cilët kanë kaluar një të shtunë të errët pas humbjes 2-0 me Leverkusenin.
Kishling dhe Belarabi janë autorët e dy golave që në një farë mënyre largojnë ndoshta përfundimisht nga titulli i Bundesligës skuadrën e drejtuar nga Heinkes.
Top Channel